Pas dhunës në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, Komisioni Disiplinës ka dhënë vendimin, duke dënuar të dy klubet e kryeqytetiti. Sigurisht, në rolin e organizatorëve, ndëshkimi për bardheblutë ka qenë më i rëndë. Ja vendimi i plotë I Komisionit të Disiplinës në FSHF për ngjarjen e rëndë.
KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë ”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja
2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera