Dhuna ndaj trajnerit të Vllaznisë, Asmer Bilali shkon sërish në Shkodër

Dhuna ndaj trajnerit të Vllaznisë, Asmer Bilali shkon sërish në Shkodër

526
0

Pak ditë pasi ishte në Shkodër për të marrë pjesë në varrimin e babait dhe xhaxhait të tij, ish-boksieri Asmer Bilali ka udhëtuar sërish drejt qytetit verior nën masa të rrepta sigurie. Ai do të dëshmojë në gjyqin që po zhvillohet për ngjarjen ndaj ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka i cili u godit nga një person në kohën kur drejtonte kuqeblutë nw vitin 2018. Nehat Fojleta akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj ish-trajnerit të Vllazisë Ernest Gjoka dhe shtetasit Sehar Xhenje akuzohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Asmer Bilali i gjendur nën masën “arrest me burg” erdhi nga Tirana si dëshmitar i ngjarjes të një viti më parë. Bilali është ndër të arrestuarit e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Vetëm një ditë më parë, në radhët e ekipit shkodran ka pasur sërish kërcënime ndaj trajnerit Agim Canaj dhe stafit drejtues, lidhur me aktivizimin e disa lojtarëve. Kjo, por edhe vrasjet e javëve të fundit, kanë bërë që Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të udhëtojë edhe ditën e djeshme drejt Shkodrës, ku u takua me drejtues të policisë dhe të pushtetit vendor.