Dhuna ndaj mjekut në Lezhë/ Protestë në spital, ja kërkesat

Dhuna ndaj mjekut në Lezhë/ Protestë në spital, ja kërkesat

337
0

Personeli i spitalit të Lezhës ka dalë në protestë ditën e sotme kundër dhunës së ushtruar ndaj mjekëve, nisur nga rasti i më i fundit në Lezhë ku u dhunua mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.

Në shenjë solidariteti ndaj mjekut Zef Doda kolegët e tij dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.

Një ditë më parë pacienti që dhunoi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici.

Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.

“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë Eduart Lleshi.

Ngjarja ndodhi dje teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.