
Dhëndri i Berishës ironizon Gjergj Lucën, djalin e aktorit Ndrek Luca: Je mirënjohës me atë që të fal 1 milionë euro toka, jo palaçot në parlament…
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar djalin e aktorit Ndrek Luca, biznesmenin Gjergj Luca.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai kujton filmi e njohur ‘Plagë të vjetra’, ku në fund fshatari blen bustin e diktatorit Enver Hoxha për ta mbajtur në shtëpi.
Sipas Malltezit, kjo situatë paska ndodhur me të vërtetë, pasi sot Gjergj Luca është mirënjohës me atë që i fal 1 milion euro toka.
Ai vazhdon me ironinë duke theksuar se deputetët, të cilët i cilëson si palaço në parlament i shiten tokat shumë pak.
Kujtojmë që Gjergj Luca ka themeluar Rozafa Fish City (Qyteti i Peshkut), që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, ndërtuar rrëzë një kodre mes artit dhe historisë.