Detajet/ Pasojat e tërmetit në Jug, 5 banesa të dëmtuara

Detajet/ Pasojat e tërmetit në Jug, 5 banesa të dëmtuara

352
0

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e djeshme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja. Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar, por vetem dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesava kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë. Ministria e Mbrojtjes sqaron se është në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë, specialistët e emergjencave civile dhe kryetarët e njësive administrative. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 rihter dhe me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh.