Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, shoqërohen në polici...

Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, shoqërohen në polici mjekët dhe stafi i spitalit (Emrat)

611
0

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Spitalin e Elbasanit, ku një 25-vjeçare humbur jetën vetëm 1 orë pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë, është shoqëruar në polici i gjithë stafi i spitalit që ka marrë pjesë në operacion. Mes të shoqëruarve janë edhe mjekët që bënë operacionin për lindjen e fëmijës, Ardian Kadefciu dhe Kasem Dylgjeri. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se ata së bashku me dy infermiere, mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë shoqëruar në Komisariat.  Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë bebja është në gjendje të mirë shëndetësore. Pak momente pasi 25-vjeçarja ndërroi jetë, shefja e shërbimit në Spitalin e Elbasanit, Teuta Ilirjani është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.