Detaje të reja nga tentativa e vrasjes së biznesmenit në Tiranë, i...

Detaje të reja nga tentativa e vrasjes së biznesmenit në Tiranë, i riu u ‘xhindos’ se në recepsionin e hotelit i kërkuan ID-në e shoqërueses

404
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku disa të rinj janë konfliktuar me pronarin e një hoteli, dhe më pas kanë tentuar që ta vrasin atë.

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, dhe një 30-vjeçare e cila ishte në shoqërinë e tij për moskallëzim krimi.

 

Shtetasi Ervin Selita tentoi të vriste në nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la të hynte në hotel me këtë vajzën  pa i dhënë karten e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

 

Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhen në ndihmë gjate konfliktit dhe më pas fshehën armen me të cilen ky qëlloi  për të vare pronarin e hotelit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

 

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.

 

Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

  1. S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

 

  1. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

 

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.