DETAJE/ Sherr dhe dhunë ndaj efektivëve të rendit, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

DETAJE/ Sherr dhe dhunë ndaj efektivëve të rendit, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

376
0

Policia e Korçës  ka ndaluar një 35-vjeçar që u konfliktua me disa punëtorë ndërtimi që po punonin në afërsi të banesës së tij.

Shtetasi M.M. debatoi me ta duke pretenduar se ujësjellësi i ri që po ndërtohej prekte një sipërfaqe të pronës së tij.  Më pas debati degjeneroi në sherr të dhunshëm.

Ndërkohë që pas ndërhyrjes së forcave të rendit për të qetësuar situatën, 35-vjeçari M.M. tentoi t’i rezistonte ndalimit nga policia duke dhunuar disa prej efektivëve.

Sipas  informacionet zyrtare nga policia,  ai rezulton person me precedentë penale për trafik droge dhe ushtrim të dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M.,banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.