DETAJE/ Pësoi traumë në kokë kur ndodhej në kroçiere, ndërron jetë turisti...

DETAJE/ Pësoi traumë në kokë kur ndodhej në kroçiere, ndërron jetë turisti italian

360
0

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në Padova turisti italian Matteo Sartori, i cili pësoi frakturë të rëndë në kokë 6 ditë më parë në shkallët e kroçieres ‘’MSC Magnifica’’.

Mjekët e patën të pamundur të shpëtonin 33-vjeçarin, i cili pësoi traumë të rëndë në kokë. Në kohën kur kroçiera ndodhej në ujërat e Durrësit, Sartori humbi kontrollin dhe goditi kokën te shkallët.

Ndërkohë ai u ndihmua nga Kapiteneria e Durrësit, të cilët i dhanë ndihmën e parë mjekësore. Më pas turisti u transportua në Spitalin e Durrësit dhe për traumën e rëndë në kokë kërkohej trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë.