Detaje nga Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama dhe liderët e BE fjalime përshëndetëse, Macron-it i akordohet titulli i veçantë

Ditën e sotme në kryeqytet do të mbahen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, gjë që shënon herën e parë që një samit i tillë mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së. Gazetari i News24 Ergys Gjençaj ka raportuar se samiti do të nisë në orën 11:00, kur kryeministri Rama do të presë liderët që do të marrin pjesë në samit.

Ai zbuloi se pas pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës para nisjes së punimeve. Sa i përket mungesës së Presidentit të Francës Emanuel Macron, u zbulua se ky i fundit do të mungojë në punimet e samitit për shkak të një ngjarjeje të rëndë në Francë, që e ka detyruar të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri me disa orë. Macron pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth pasdites, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministrin Rama, i cili do t’i akordojë edhe një titull në nderim për aktet e tij për Shqipërinë.

Author: vizional