Një inspektor i IKMT-së është plagosur me mjete të forta nga disa banorë të zonës së ‘’Unazës së Re’’ (Astirit). Për pasojë, zyrtari i IKMT-së ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa punonjësit e IKMT-së u kanë bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, e parashikuar sipas projektit urbanistik.
I lënduari është shtetasi A.B., 50 vjeç është goditur gjatë detyrës dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po mbahet nën vëzhgim të rreptë nga mjekët.
Ndërkohë, banorët janë vendosur në trotuare, ku presin të marrin shpjegime nga IKMT-ja. Në terren kanë mbërritur forcat ‘’Shqiponja’’ dhe FNSH-ja, të cilët kanë qetësuar situatën.