Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë.
Policia sqaron se shkak i aksidentit ka qenë lagështira, e cila ka bërë që dy automjete të përplasen me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën të riut dhe plagosur drejtuesin e mjetit tjetër, si dhe një pasagjer.
Informacion paraprak:
Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.