Detaje/ 35-vjeçari vritet brenda në makinë

Detaje/ 35-vjeçari vritet brenda në makinë

522
0

Një 35-vjeçar është vrarë në Shkodër. Sipas policisë lokale, Ferdinand Polia rreth orës 16:30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i plagosur me armë zjarri Me gjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet. “Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thekson policia.