Derbi shqiptar në Maqedoni, të ardhurat nga biletat në ndihmë të Shqipërisë

Derbi shqiptar në Maqedoni, të ardhurat nga biletat në ndihmë të Shqipërisë

405
0

Fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, ka solidarizuar jo vetëm shtetet e shumta, por edhe shumë klube futbolli.

Edhe pse futboll në vendin tonë nuk do të luhet të paktën deri në javën tjetër, në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë që të luhen normalisht sfidat e javës së 17-të.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Shkupin në shtëpi, në derbin e ekipeve shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Klubi tetovar ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Gjithashtu klubi i Shkëndijës në këtë moment ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shkojnë sa më shumë në stadium për të blerë biletat.