Derbi që premton spektakël

Derbi që premton spektakël

424
0

Të dielën është derbi mes Manchester United dhe Manchester City dhe për të gjithë të apasionuarit, kjo është një ndeshje që nuk duhet humbur. Është një përballje që pritet të jetë vërtet spektakolare jo vetëm nga yjet që do të zbresin në fushën e gjelbër, por edhe për faktin se do të jëtë sfida e skuadrave që kryesojnë kampioinatin anglez. Djajtë e Kuq kanë nevojë për një fitore për t’iu afruar rivalëve të Citizens që kanë një avantazh prej 8 pikësh. Në krahun tjetër, Manchester City në rast fitoreje do t’i japë një goditje akoma më të fortë Premier League. Por derbi i Manchesterit ka edhe një sfidë brenda saj; atë mes trajnerëve Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, dy trajnerët më fitues në panoramën e futbollit botëror. Manchester United-Manchester City është vendosur që të luhet në 17:30 të së dielës dhe është e destinuar të jetë ndeshja më e ndjekur në historinë e kampionatit anglez. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, ndeshja do të transmetohet drejtperdrejt në të gjithë botën, përjashtim bëjnë 4 shtete, Koreja e Veriut, Kuba, Moldavia dhe Saint Kitts Nevis.

Derbi mes Manchester United dhe Citys kondsiderohet edhe derbi i milionave për shkak të vlerës së futbollistëve të të dyja skuadrave në merkato. Në total vlera e lojtarëve që do të luajnë këtë derbi arrin në 650 milionë Paund, pa llogaritur këtu mungesën e futbollistëve të tillë si Pogba, Bailly, Stones e Mendy që kanë një peshë të madhe ekonomike, duke parë shifrat e shpenzuara për ta.

Shperndaje