Deputeti nxjerr pamjet: Urgjenca e Tiranës, aty ku bashkëjetohet me pleshtat!

Deputeti nxjerr pamjet: Urgjenca e Tiranës, aty ku bashkëjetohet me pleshtat!

501
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia kam denoncuar kushtet skandaloze sipas tij të urgjencës së Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti ka treguar pamjet nga brenda spitalit. “Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!”, shprehet deputeti ndër të tjera.

 

Komenti i plotë:

 

URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!

 

Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!

 

Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë shoë në sheshin “Nënë Tereza”, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës. Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve!

 

Edhe pse lista e afishuar e personelit në detyrë ishte e gjatë, shumë pak mjekë haseshin në krye të detyrës! Indiferenca e qeverisë, dukej se kishte ndikuar edhe në disiplinën e tyre të punës, gjithnjë nëse janë emra që punojnë vërtetë këtu, e jo rilindas që kanë siguruar një vend për të marrë një rrogë.

 

Si mjek u befasova që kushtet e urgjencës dhe mungesat ishin edhe më skandaloze nga sa mund të imagjinohen për një institucion që shpëton jetë, në vitin 2019!!! Pamjet dhe dëshmitë flasin vetë. Kjo është Urgjenca e Tiranës, kryeqytetit ku kanë zyrat e jetojnë kryeministri e ministrja e shëndetësisë, taksat e shqiptarëve, nuk I përdorin për t’u krijuar kushte të denja shëndetësore, por janë kthyer në producentë filmimesh fallso, për të bojatisur një realitet shëndetësor që I ka dalë boja krejt e që paraqitet si shëndetësi falas!

 

Si mjek, c’ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekeve! Deri kur kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem?

 

Nuk është e largët dita kur qytetarët do ju tregojnë vendin! Të jeni të sigurt se tallja kaq e paturp me ta, e ka një kufi durimi! #16Shkurt#TëLargojmëRamën