Deputetët britanikë votojnë për herë të tretë kundër May

Deputetët britanikë votojnë për herë të tretë kundër May

437
0

Deputetët britanikë i kanë thënë jo për herë të tretë marrëveshjes së kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian, duke vendosur si datë përfundimtare të tërheqjes, datën 22 maj. Qeveria ka humbur duke marrë 344 vota kundër dhe 286 pro, me një diferencë prej 58 votash. Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk ka një afat për të lënë BE-në me një marrëveshje. May u shpreh se rezultati ishte një keqardhjeje e thellë, duke shtuar se ka frikë se po i arrijnë kufijtë e këtij procesi në këtë Dhomë.