Denoncoi me video ‘vjedhjen’ e ndihmave të tërmetit, aktivistja e njohur dëshmon...

Denoncoi me video ‘vjedhjen’ e ndihmave të tërmetit, aktivistja e njohur dëshmon në polici pas akuzave

350
0

Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja, qe denoncoi me video personat qe po fusnin ne Ministrine e Brendshme ndihmat e mbledhura per te prekurit nga termeti, ka dhene deshmine e saj sot ne policine e Tiranes.Ajo u therrit pas kallezimit penale te bere nga vete policia, fill pas denoncimit te bere me video.

Sipas kallezimit, policia ka formuluar tre akuza, shpifje, ndërhyrje në jetën private dhe mosbindje ndaj forcave të rendit. Duke foluar pas deshmise ne policia, Kalaja ka sqaruar se ka dhene gjithe sa ka ditur ajo rreth ngjarjes.

 

“Më bën përshtypje se policia e Tiranës ngre akuza ndaj një veprimi timin si një qytetar i këtij vendi që kur sheh një veprim të dyshimtë bën denoincimin përkatës. Në këto momente policia e Tiranës nuk ka marrë asnjë hap për të hetuar se pse këto ndihma po shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Nuk më rezulton që ne të kemi bërë as akuza as shpifje. Unë bëj një veprim qytetar, që mendoj se i shërbej policisë dhe nga ana tjetër policia nuk bën asnjë hetim se pse ato ndihma shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Unë do pres ecurinë e hetimeve për sa kohë që respektoj ligjin, kam besim tek drejtësia. Sepse po të shihni akuzën e parë dhe të dytë është qesharake sepse aty vetëm shpifje nuk ka. Aty ka një video që kërkon që të sqarohet nga policia. Akuza e dytë është ndërhyrje në jetën private, unë kam filmuar në ambiente publike dhe nuk kam cënuar njeri në jetën private”- thote ajo.

 

Sipas saj, në të dy rastet që ato janë paraqitur për të komunikuar me ate “herën e parë u sollën në mënyrë të njerzishme dhe herën e dytë u sollën me dhunë. Në asnjë moment nuk vijnë me një dokument zyrtar. Unë nuk mund të paraqitem për sa kohë që nuk ka një shkresë zyrtare, për tu paraqitur. Është një kaos total që policia nuk po di ti japë zgjidhje.”- u shpreh Kalaja.