Denoncimi i studentit: Na janë ofruar ‘iPhone X’ për t’u tërhequr

Denoncimi i studentit: Na janë ofruar ‘iPhone X’ për t’u tërhequr

380
0

Një student protestues ka denoncuar për Ora News, presionet e ndryshme ndaj tyre për t’u tërhequr nga protesta. Ai tregoi se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, iPhone X. “Forma të tilla, si blerja, shantazhe apo FRESSH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar iPhone X dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. Janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna”,- tha studenti.  Sipas tij, kësaj radhe i ka ardhur fundi kryeministrit, pasi në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri. “Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon”,- tha studenti. Ai mendon se jo vetëm kryeministri, por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi. “Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë”,- u shpreh ai.