Dënohet me 10 vite burg ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili

Dënohet me 10 vite burg ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili

507
0

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 10 vite burg Klement Balilin, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit.

 

Prokuroria kërkoi 18 vite burg por Balili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 10 vite. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajrderini.

 

‘Eskobari i Ballkanit’ u shpall fajtor për akuzat ‘Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” dhe “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

 

Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku tha se do e apelojë këtë vendim duke pretenduar pafajësi për klientin e tij.

 

Kujtojmë se Balili u vetëdorëzua disa muaj më parë, pas 3 vitesh arrati. Tashmë ai pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.