Del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë, përmbyten dhjetëra hektarë tokë në...

Del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë, përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç

377
0

Moti i keq me reshje shiu ka bërë që të dalë nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë. Si pasojë janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç. Po ashtu, është përmbytur fshati Murqinë. Plot 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji. Sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet po shtohen. Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar.