Del FOTOJA e viktimës së atentatit, kush është ish i përndjekuri politik...

Del FOTOJA e viktimës së atentatit, kush është ish i përndjekuri politik që po vraponte nga liqeni

584
0

Dalin në dritë detaje të reja nga atentai i ndodhur mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial i Tiranës. Mësohet se atentati ka ndodhur rreth orës 18:15 pranë një shkolle private, ndërkohë që 62-vjeçari Haxhi Baçinozi ka qenë duke vrapuar me djalin e tij 14-vjeçar. Dy persona të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj janë afruar me motor dhe kanë qëlluar 5 herë, por vetëm tre prej plumbave kanë kapur trupin e viktimës. Burri është dërguar me shenja jete në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se ashtu si viktima edhe dy autorët ishin me origjinë nga Fieri, ndërsa djali i mitur i Baçinozit ka mundur të identifikojë dy atentatorët si shtetasit me iniciale I.M. dhe I.H. Gjithashtu mësohet se Haxhi Baçinozi është ish i përndjekur politik për agjitacion dhe propagandë, por vitet e fundit ishte shpërblyer nga shteti. Viktima jetonte prej disa vitesh në Tiranë dhe nuk njihej si një person problematik, ndërkohë dyshohet që shkak i atentatit të ketë qenë një konflikt i ndodhur gjatë kohëve të fundit. Dyshohet se pas vrasjes autorët janë larguar me motor drejt Saukut. Ndërkaq policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorëve.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë

 

Informacion paraprak

 

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

 

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.