Deklaratat e Ballës në Komisionin e Venecias, Tedi Blushi: Propozimet e Tao...

Deklaratat e Ballës në Komisionin e Venecias, Tedi Blushi: Propozimet e Tao Tao-s gajasën Komisionin

326
0

 

Zëdhënësi i Presidentot Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, ditën e sotme në Komisionin e Venecias.

Balla u shpreh se ka diaa propozime për amendimin e raportit, ndërsa theksoi se Presidenti shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur.

Ndërkohë, Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan me ironi si propozimet e tij “gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias”.

Komenti i Blushit:

Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.