Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Kishte informacione se Ravik Gurra përndiqej

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Kishte informacione se Ravik Gurra përndiqej

514
0

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se instancat shtetërore kishin dijeni se avokati i ndjerë Ravik Gurra po përndiqej. ‘Shteti kishte informacion se avokati Ravik Gurra përndiqej. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka cilësuar vrasje për shkak të detyrës’, ka thënë gazetarja.  E ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, gazetarja Lala u shpreh se po hetohen të gjitha pistat për vrasjen e avokatit Gurra, si dhe është kërkuar informacion edhe nga policia britanike, pasi avokati Gurra kishte edhe nënshtetësi britanike. ‘Po hetohen të gjitha pistat, po kërkohet informacion edhe nga policia britanike për shkak se avokati kishte dy nënshtetësi, edhe atë britanike’, ka shtuar Klodiana Lala.