Debatet për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Rama emëron gjyqtarë që i falen natën...

Debatet për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Rama emëron gjyqtarë që i falen natën në Surrel…

428
0

Kreu i Partisë Demokratike është duke mbajtur ditën e sotme një takim me biznesmenët në qytetin e Sarandës, ku komentoi përplasjet për Gjykatën Kushtetuese.

Basha tha se qeveria po tenton ta bllokojë ose ta kapë Kushtetuesen, teksa ngriti akuzat se kryeministri Edi Rama po emëron anëtarë gjyqtarë që i fallen natën në Surrel.

“Për këtë qeveri është jetike ta ndalë, bllokojë Reformën në Drejtësi. Këta nuk duan SPAK, sepse SPAK-u i pavarur nga politika, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë, o ta kapin. kjo është alternativa e Ramës. Sepse një Gjykatë Kushtetuese, me gjyqtarë që nuk falen natën në Surrel dhe me Ardian Dvoranin, do t’i japë fund përpjekjes për të kapur më tej drejtësinë. Nuk ka faktor më të interesuar se ne për këtë. Kush më shumë se biznesi e ndjen në lëkurë barrën e padrejtësisë, faktin se nuk kanë një derë ku të përplasen. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues. Në vend që të kemi Gjykatën Kushtetuese, ata duan të kenë një kukull të regjimit”, deklaroi Basha.

“Mund t’ju duket si një debat juristësh, mund t’ju duket debat i stërholluar, por kastile i bëjnë të stërholluar që një qytetar i thjeshtë të mos e kuptojë, ta humbasn fillin, ta humbasin interesin dhe të thotë: “Kush merret me këtë punë, ja politika na futi prapë në këtë valle”. Prandaj e kanë bërë kaq të komplikuar.  Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Se një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit.  Ndaj jemi në një moment deciziv për të ardhmen tonë. Ndaj jam me shpresë se këto janë orët e fundit të një tiranie të një pakice ndaj një shumice. Për këtë ne kemi një vizion vlerash, normash, standardesh europiane, që fillon me një drejtësi të pavarur, me një Gjykatë Kushtetuese të fillojë nga detyra, të jetë një Gjykatë Kushtetuese e pavarur e formuar sipas Kushtetutës. Sepse një Gjykatë Kushtetuese e formuar sipas tekave të qeverisë nuk ka legjitimitet”, theksoi më tej kreu i PD-së.