Debat i ashpër Kumbaro-Duma në TV: Mos më kalo hu më hu...

Debat i ashpër Kumbaro-Duma në TV: Mos më kalo hu më hu (VIDEO)

1169
0

Ka qenë i ashpër debati politik i zhvilluar mbrëmë në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kandidates për deputetete të PD-së, Grida Duma. Debati ka nisur për paktin Rama-Basha e më pas ka vijuar me gjendjen e disa sektorëve.

Kumbaro: Kryeministri Rama ka kërkuar prej kohësh që të ulet në tryezë me Bashën, me kushtin që të mos prekej Kushtetuta. Pritja ka qenë nga ana e PS-së, për të bërë dialog. Partia Demokratike ka standardet siç nuk i ka pasur asnjëherë tjetër. Partia Socialiste i hapi të gjitha dyert dhe dritaret që të realizohet reforma në drejtësi.

Duma: Kjo ishte një situatë e paprecedentë. Ne nuk mund të falenderojmë dikë që u detyrua në fund dhe i cili prej muajsh tha se nuk i interesonte nëse PD hynte në zgjedhje. Për herë të parë erdhëm në një situatë që kishte arritur në të tillë gjendja nga kriminaliteti. Ose ju nuk e kuptoni që ka pasur një kauzë, ose keni qenë shumë të dobët…

Kombaro: Edhe Klajda që ka qenë më shumë në terren sesa ju.

Duma: Se kush? Sesa Ju?

Kumbaro: Sesa ju e dashur? Se Klajdën e kam në krah. Ju iu kam përballë dhe po iu shikoj në sy.

Klajda: Të dyja jemi në të njëjtën njësi administrative. Shkoza është një zonë shumë e vështirë. Njerëzit kanë probleme të jashtëzakonshme me rrugët, me legalizimet. Kanë problem sepse i kanë shumë larg urgjencat shëndetësore.

Kumbaro: Kemi gjetur universitet privat në Përmet me një zyrë ku u jepnin diploma studentëve.

Duma: Ja çfarë bëtë ju?

 

Kumbaro: Meqenëse ti po më kalon hu më hu e degë më degë dhe po të përgjigjem.

 

Duma: Po seriozisht po flisni…

 

Kombaro: Mos bëj zhurmuesin

 

Duma: Vërtet e keni. Infermieret dhe mjeket diplomën po e çojnë në Gjermani, sepse këtu nuk ka treg. 50 veta ishin parmbrëmë në QSUT dhe nuk kishte pambuqe. Absolutisht. E kam dëgjuar dhe këtë batutë ‘Ka punë për nuk ka profesionistë”.

 

Kombaro: Të lutem kur ke shkuar për herë të fundit në Përmet?

 

Duma: Para 6 muajsh.

 

Kumbaro: Shko sepse është bërë shumë bukur. Mu më vjen shumë mirë që shkon në Përmet dhe nuk gjen hotele për t’u akomodur pasi ka aq shumë turistë.