De Biasin mund ta shohim si trajner në Kupën e Botës Rusia...

De Biasin mund ta shohim si trajner në Kupën e Botës Rusia 2018

439
0

Raportohet se ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, mund shumë shpejt ta marrë drejtimin e një kombëtareje tjetër dhe të paraqitet në Kupën e Botës Rusia 2018.

Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite e siguruan kualifikimin në Botërorin 2018 nga zona e Azisë, duke lënë jashtë në mënyrë të papritur Australinë.

Edhe pse Australia shihej si favorite, ajo do të duhet të kërkojë kualifikimin në play-off ndaj Sirisë.

Australia fitoi sot ndaj Tajlandës 2-1, por fitorja 1-0 e Arabisë Saudite ndaj Japonisë, bëri që “kangurët” të përfundonin në vendin e tretë.

Menjëherë pas këtyre rezultateve, në Australi kanë nisur kritikat dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Ante Postecoglu, duke kërkuar që ekipin në play-off ta drejtojë dikush tjetër.

Kandidati kryesor është ish-trajneri i Shqipërisë, De Biasi, i cili ka qenë prej kohësh në kontakte me federatën në këtë vend. Nëse federata do të shkarkojë Postecoglu këto ditë, detyra do t’i besohet De Biasit që të drejtojë ekipin në dy ndeshjet ndaj Sirisë dhe nëse siguron Botërorin, të drejtojë “kangurët” në Rusia 2018.