Dashnor Visha: Arsyet pse refuzova mandatin e deputetit: Jo mandatit të turpit!

Dashnor Visha: Arsyet pse refuzova mandatin e deputetit: Jo mandatit të turpit!

955
0

Kandidati i PD në listën e Tiranës, Dashnor Visha ka refuzuar ftesën e  KQZ duke renditur disa arsye pse nuk e pranon mandatin e deputetit.

E prisja dhe sot mberriti ftesa per te pranuar mandatin e Deputetit.

E firmosa qe nuk e pranoj dhe e hodha shpejt letren mbi tavoline pasi mu duk sikur ne dore po mbaja turpin.

Kurrsesi nuk do pranoja te futesha ne Kuvendin e molepsur me krim, korrupsion, droge, vrasje e prostitucion.

Nuk mund te behesha bashkeautor ne krim.

Nuk mund te behesha Deputet i nje Kuvendi pa deputet.

Nuk mund te behesha Deputet ne nje shtet ku;

Kemi ligje por nuk kemi Gjykata

Kemi votime por nuk kemi zgjedhje

Kemi Ministri te Jashtme por nuk kemi Minister

Kemi ekonomi tregu por nuk kemi bursa aksionesh

Jemi vend evropian por nuk na pranojne ne evrope

Kemi nje Komb me shqipetaret e Kosoves por nuk kemi nje Shtet.

Nuk mund te behesha bukshkal e mosmirnjohes per vlresimin dhe besimin e dhene nga Lideri i Partise Demokratike z. Lulzim Basha .

Rrofte Partia Demokratike

Rrofte Shqiperia

ASGJE NUK NA NDAL”

Fotografia e Dashnor Visha