Danimarka shërben si ‘urë’ për pastrimin e parave të pista

Danimarka shërben si ‘urë’ për pastrimin e parave të pista

111
0

Pa kaluar shumë kohë nga mbyllja e një shtegu të parave të pista hapet një tjetër në horizont, i cili përdoret nga kriminelë e trafikantë të ndryshëm.

Shteti danez  po e ndjen nga afër rrezikun e parave të pista saqë kriminelët po vijojnë të fshehin paratë e paligjshme. Pas rastit të “Danske Bank” 11 vite më parë,  që u konsiderua si ndoshta skandali  më i madh i pastrimit të parave në Europë, autoritetet kanë nisur  monitorimin e të gjitha agjencive që ofrojnë  shërbime pagesash.

Ministri danez i biznesit, Rasmus Jarlov është shprehur se qëllimi është të mos lejojnë kriminelët të bëjnë hapa para.

“Ata janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo shteg dhe çdo dobësi të sistemit tonë financiar” shprehet Jarlov. “Danska Bank” ka pranuar se shumica prej rreth 230 miliardë dollarësh që kanë rrjedhur nëpërmjet një filiali  të vogël në Estoni, mund të kenë qenë para të paligjshme. Kjo është një nga arsyet pse banka u akuzua si një urë evropiane për kriminelët nga Rusia, të cilët qarkullonin paratë e tyre në Perëndim.