Danielsson: Kurth Shqipërisë, vendimi i opozitës minon integrimin

Danielsson: Kurth Shqipërisë, vendimi i opozitës minon integrimin

367
0

Pasi ka takuar veçmas, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson del me një qëndrim të qartë për krizën politike në Shqipëri. Ashtu si të dërguarit e PE pak ditë më parë, ai zgjodhi të gjykojë vendimin e opozitës. “Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE”,- tha ai. Danielsson e cilësoi vendimin e opozitës për të djegur mandatet një vendim që bie ndesh me rrugën e integrimit drejt BE. “Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracite të pjekur. Duhen krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në Parlament. Ndaj duhet theksuar thirrja e Mogherinit dhe Hanh që ky vendim e minon integrimin”,- tha ai. Ai thotë ndër të tjera se, “E drejta për të protestuar është e lejuar por protestat duhet të jenë paqësore. Përgjegjësit për to nuk duhet të shtyjnë për dhunë

A morët ndonjë sinjal pozitiv për dialog nga takimet që patët me lidërët politikë?

Danielsson: Parlamenti është thelbësor, duhet të luajë rolin e vetë plotësisht. Kjo është përgjegjësi e shumicës por edhe opozitës. Bojkotimi i Përgjigjja është jo, nuk dëgjova zëra që politikanët do i japin fund bojkotit.

 

Parlament pa opozitën është legjitim?

Danielsson: Siç e thashë edhe më parë, institucioni i Parlamentit është i domosdoshëm. Të gjithë duhet ta luajnë aty rolin e vetë

 

Cilin prej 5 prioriteteve kyçe ka përmbushur Shqipëria?

Danielsson: Ne do raportojmë në mënyrë korrekte. Jam i përqendruar tek përgatitja e raportit dhe për më shumë do presim muajin qershor