“Daja” i Kosovës, i proceduar edhe për grabitje ari në Pejë

“Daja” i Kosovës, i proceduar edhe për grabitje ari në Pejë

376
0

“Daja”  i arrestuar si i gjashti i dyshuar për grabitjen në Rinas, akuzohet për veprimtari kriminale edhe në Kosovë. Ragip Haxhiajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, siç raporton media kosovare Insajderi. Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit është kryer përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012. Në fakt, të grabisësh një sasi të tillë nuk është ndonjë habi, por fakti që ajo është grabitur brenda ambienteve policore e bëri ngjarjen të bujshme asokohe në mediet kosovare.

 

“Një prokuror i EULEX-it, kishte kryer hetimet e para. Ai dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Haxhiajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit”,- thuhet ndër të tjera.

 

Ari i vjedhur dyshohet të jetë nxjerrë prej ambienteve policore nga një toger, e pas kësaj përfundoi në një argjendari për t’u shkrirë dhe për t’u nisur drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës. Për ngjarjen në fjalë pati 6 të dyshuar nën hetim, prej të cilëve dy policë.

 

Vjedhja e arit në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Pejës u dyshua madje si një “mbulesë” për shkatërrimin e qindra provave për krime të rënda, kryesisht vrasje në qytetin e Pejës.