Daçiç falenderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Daçiç falenderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

423
0

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç,në konferencën e OKB-së në Buenos Aires, dedikuar për bashkëpunimin jug-jug ka falënderuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Daçiç është shprehur se me mosnjohje të Kosovës këto vende demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Serbia vazhdimisht i përmbahet pikëpamjes se, çështjet kontestuese mund të zgjidhen vetëm me respektimin e plotë të këtyre parimeve dhe përmes dialogut që synon arritjen e kompromisit dhe zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Daçiç.