Ç’po ndodh me Alvinin? Gazetari jep lajmin e mirë: Sapo u informova...

Ç’po ndodh me Alvinin? Gazetari jep lajmin e mirë: Sapo u informova që djali është marrë nën kujdesin e organizatës “Save The Children”

525
0

Gazetari Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë për jetën e Alvinit të vogël, i cili ndodhet në një nga kampet e ISIS, Al Hol. Kopliku ka reaguar pas një lajmi të shpërndarë në mediat britanike, ku bëhet me diej se në këtë kamp ka pasur përplasje të vazhdueshme, si dhe viktima. Në një shënim në Facebook, gazetari ka njoftuar se është lajmëruar se Alvini është marrë nën mbrojtjes e organizatës Save The Children, dhe është i sigurt, ndërsa shprehet se ka binden se shumë shpejt ai mund të bashkohet me babanë e tij.

 

“Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

 

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

 

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. #AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku”, ka shkruar ai.

Capture-76