Çili uron Noizyn për ditëlindje dhe i zbulon ‘sekretin’

Çili uron Noizyn për ditëlindje dhe i zbulon ‘sekretin’

773
0

cili_1474971697-854668

Reperi i njohur, Noizy, dje festoi ditëlindjen dhe nuk kanë të mbaruar urimet nga fansat dhe kolegët apo miqtë-mikeshat e tij.

Noizy e quan motër Çiljetën dhe këngëtarja i ka bërë pikërisht një urim prej motre. Ajo përveç urimit origjinal dhe të bukur që i bën vëllait të saj, i zbulon atij edhe një sekret. Ndërkohë që donte ta telefononte për ta uruar, Noizy nuk u përgjigj dhe ajo zbuloi se ka një mënyrë që ai ta hapë telefonin: “Ta shaj njëherë, o kokmadh, se vetëm kështu ta hap celularin ky. Ktë sekret ma kanë mësuar çunat e grupit”, shkruan ndër të tjera me humor Çiljeta. Ajo e ka shoqëruar urimin e saj me një foto të saj dhe Noizyt dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Urimi i plotë:

“Sa hapa sytë nga gjumi, hapa telefonin, shoh orën, shoh datën. Euuu thashë, mos, ditëlindja e kokmadhit. I bie celularit që ta uroj por si gjithmonë ai e hap mbas 2 ditësh e po mendoja me vete ta sha njëherë o kokmadh, se vetëm kështu ta hap celularin ky (ktë ma kanë mësuar çunat e grupit), e kështu duke folur me veten. Që në pikë të mëngjesit, thashë po gjej ndonjë foto të bukur që kam me vëllain tim kokmadh e po e uroj nga Instagrami për t’i thënë që jo vetëm e dua çum çum dhe që është vëllai më i mirë në botë. Por për t’i thënë që jam me fat që njoh një njeri si ty sepse zemrën e ke akoma më të madhe seç ke famën. Dhe është fat të kesh njerëz të tillë afër vetes sot. të uroj gjithë të mirat e botës dhe jetë sa më të gjatë… e di që do bëhesh si Baci kur të plakesh po taksirati jonë. Kush të duron ty.”