Cili do të jetë profili i ministrave të qeverisë tranzitore? Basha: Duhet...

Cili do të jetë profili i ministrave të qeverisë tranzitore? Basha: Duhet të përmbushin vetëm një kriter

351
0

Pas prezantimit të platformës për zgjedhje të lira e të ndershme, si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore, gazetarë, analistë e përfaqësues të shoqërisë civile i kanë drejtuar pyetje konkrete kreut të PD , Lulzim Basha.

 

Gazetari Robert Rakipllari e pyeti se cili do të jetë profili i menduar i ministrave të kësaj qeverie tranzitore dhe a do jetë qeveri e përbashkët, apo ministra teknikë”.

 

Ndërkohë, Basha u shpreh i prerë se koalicion me PS nuk do të ketë dhe se kushti primar i ministrave në këtë qeveri provizore siç e quajti kreu i PD, është që të mos kenë konflikte interesi.

 

“Nuk do të jetë koalicion mes opozitës dhe PS, por qeveri provizore me personalitete jashtë konflikteve të interesit. Sot jemi mbledhur për detyrat e qeverisë tranzitore nisur nga alarmi që ngrenë ato çështje që prezantuam në 10 pika.

 

Disa prej këtyre çështjeve janë të mbartura, nëse biem dakord me raportin e OSBE- ODHIR, si tregues i paanshëm do shohim shitblerjen e votës, që është rekomandimi numër 1, pra luftën kundër shitblerjes së votës dhe përdorimi i administratës shtetërore. Kanë ekzistuar edhe më parë, por jo të cilësuara si probleme primare, pasi sot kemi edhe një parlament ilegjitim”,  tha Basha.