Çifti nga Elbasani bënin seks në sy të fëmijës, ja si e...

Çifti nga Elbasani bënin seks në sy të fëmijës, ja si e zbuloi policia

2344
0

prostitucion-china-pib-9418-l0x0-905x395_1471540760-6677369

Një çift nga Elbasani është ndaluar nga Policia, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të fëmijës së mitur.

Policia jep inicialet e tyre, B.S. 39 vjeç dhe O.S. 41 vjeçe, banuese në Elbasan. Sipas Policisë, më datë 7 gusht, çiftin ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur. Denoncimi ka ardhur nga ish-bashkëshortja e B.S. “Më datë 17.08.2016, u  ndaluan shtetasit B.S. dhe O.S vjeç 39 e 41, banues në Elbasan, pasi më datë 07.08.2016, ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Tiranë, se ish bashkëshorti, shtetasi B.S, ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten O.S, në prani të fëmijës së mitur. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 100/1, 108/2/3 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, sipas denoncimit 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me djalin e tij të mitur. Burrë e grua, Besnik dhe Ornela Stavri u ndaluan ditën e djeshme nga policia e Elbasanit për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Bëhet fjalë për djalin e mitur që denoncuesja 33-vjeçare S.L ka nga martesa me ish-bashkëshortin Besnik Selita. Ajo së bashku me fëmijën jetojnë në Tiranë, ndërsa ish-burri me gruan banojnë në Elbasan. Dyshohet që ngjarja e rëndë të ketë ndodhur në njërën prej ditëve kur babai Besnik Selita të ketë marrë djalin e tij 5-vjeçar për vizitë. Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht kjo ngjarje e rëndë, që pretendohet nga mamaja e të miturit, ndërkohë që policia vazhdon hetimet.