Çifti më i frikshëm; Kjo është ideja më e paparë si të...

Çifti më i frikshëm; Kjo është ideja më e paparë si të ‘maskoheni’ këtë Halloween

387
0

 

Jemi mësuar të shohim dasma madhështore, me lule shumëngjyrëshe e dekore të shumta, të personalizuara me historitë më të rëndësishme të jetës së çiftit, por nuk na ndodh shpesh të shohim një dasmë me tematikë Halloween-i. Fotografja Anjeza Dyrmishi, në bashkëpunim me “Geraldina Sposa” sjell një koncept të ri dasme. Martohuni në fund të muajit tetor që t’i rezervoni vetes një ceremoni ndryshe, të paparë ndonjëherë.

Në vend të luleve, do të gjejmë simbolin e kësaj feste amerikane, kungullin, e në vend të dekorit, shandanë me qirinj elegantë, të vendosur me shije në tokë, duke krijuar një atmosferë sa romantike, aq edhe intime. Të gjitha këto elemente, të dekoruara me shumë elegancë, sjellin një magji drithëruese. Një dasmë mistike, në një pyll magjepsës, përshtatur me grimin e çiftit, duke thyer çdo tabu dhe duke e sjellë atmosferën e kësaj feste edhe në detajet e veshjeve. /Living/