Chevrolet prezanton modelin për gara sportive

Chevrolet prezanton modelin për gara sportive

740
0

Chevrolet ka prezantuar modelin e ri Corvette, i cili do të jetë makina zyrtare në garën e 101-të të “Indianapolis 500”, e cila do të zhvillohet të dielën e 28 majit. Ky model i ri i makinës do të quhet Corvette Grand Sport dhe do të dërgojë garuesit drejt flamurit të gjelbër. Kjo është hera e 14, që prej 1978-ës, që Corvette shërben si makina zyrtare e “Indianapolis 500”, më shumë se çdo model tjetër makine. Corvette Grand Sport ka shtatë nivele shpejtësie, automatike dhe manuale dhe do të ofrohet në treg për një çmim fillestar prej 70 mijë dollarësh.