Çfarë vendi duhet të vizitosh në vitin 2018 sipas shenjës së horoskopit

Çfarë vendi duhet të vizitosh në vitin 2018 sipas shenjës së horoskopit

493
0

Të zgjidhni një udhëtim duke dëgjuar yjet? Kështu ju këshillon Skyscanner…

 

Dashi: Tenerife

 

 

Për Dashin, 2018 do të jetë një vit i mbushur me pasion, zbulime të reja, dashuri me shikim të parë. Përse të mos e prisni dashurinë në Tenerife, nën hijen e një palme?Me shkathtësi dhe siguri në vete – karakteristika për ju që i përkisni kësaj shenje.

 

Demi: Helsinki

 

Të lodhur dhe në kërkim të stabilitetit, ju që i përkisni shenjës së Demit, do të gjeni frymëzim në një peizazh me borë në Helsinki, kryeqyteti i Finlandës. 2018 do të jetë për ju një vit i qetë, i reflektimit, paqes së brendshme: dhe nuk ka vend më mirë se një qytet mikpritës e kreativ, kaq i pasur me stimuj.

 

Binjakët: Pekin

 

2018 për Binjakët do të sjellë shumë kënaqësi dhe arritje objektivash të pabesueshëm. Do të shkoni përtej limiteve. Dhe ja sepse udhëtimi ideal për ju lidhet me një vend të largët, në Pekin – mes një shëtitje në Murin e Madh Kinez dhe një selfie në Sheshin ‘Tienanmen’, më i madhi në botë.

 

Gaforrja: Zanzibar

 

Për ju që i përkisni shenjës së Gaforres, Skyscanner këshillon një udhëtim në Zanzibar, destinacioni ideal për t’u rigjeneruar dhe për të gjetur gjithçka të bukur që është ruajtur në zemrën tuaj. Pas një 2017 me angazhime të shumta, 2018 do të jetë një vit që do të sjellë mjaft kënaqësi nga pikëpamja profesionale. Dhe ripërtërimi i energjive, para se të zhyteni sërish në rutinë, është i rëndësishëm.

 

Luani: Marrakesh

 

Për Luanin, 2018 do të jetë një vit në kërkim të dashurisë, mes pasionit dhe rikthimit të dashurive të vjetra. Për ju, destinacioni ideal – me magjinë dhe mjedisin romantik – është Makarreshi. Është një destinacion ekzotik, të cilin ndoshta nuk e çoni ndër mend, por është një surprizë e vërtetë për ju që do të vendosni ta vizitoni.

 

Virgjëresha: Bali

 

Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, në vitin 2018 do të viheni në provë. Është e rëndësishme të qëndroni larg zënkave dhe polemikave, në familje dhe në punë. Dhe ja sepse, Bali është vendi i duhur për të gjetur paqen e brendshme – mes një seance joge në Ubud, shëtitje në zemër të ishullit dhe pak sërf në brigjet e Ovest – do të ishin ideale.

 

Peshorja: Porto

 

Në vitin 2018-, ju që i përkisni shenjës së Peshores do të shpërbleheni për sakrificat në 2017-n. Do të vijnë surpriza dhe do t’ju kthehet entuziazmi, por edhe pak nostalgji. Udhëtimi ideal është Porto, qytet në Portugali që nuk e njeh melankolinë dhe është një ndërthurje e kënaqësisë, kreativitetit, ushqimit të mirë dhe klimës.

 

Akrepi: Nju Jork

 

Për ju të shenjës së Akrepit, të angazhuar në mijëra punë, dhe që shpesh humbisni rastet më të mira, duhet një qytet i pasur me stimuj dhe energji. Qyteti ideal për ju është Nju Jorku.

 

Shigjetari: Pragë

 

2018-a për ju që i përkani shenjës së Shigjetarit do të jetë një vit konfirmimesh në aspektin personal, por edhe me zhvillime të rëndësishme në aspektin profesional. Udhëtimi ideal? Një udhëtim në Pragë, për të forcuar një lidhje miqësie. Ose mund të shkoni me njeriun e zemrës për të ndezur edhe më shumë pasionin mes jush.

 

Bricjapi: Moskë

 

Triumfe, suksese në punë, objektiva të arritur: 2018 për ju që i përkasni kësaj shenje do të jetë një vit arritjesh. Destinacioni ideal është Moska, me Sheshin eKkuq dhe monumente të shumta për t’u vizituar

 

Ujori: Amsterdam

 

Ujori është shpirt i lirë, plot me entuziazëm. Dhe vitin 2018 e prisni me dëshirën për autonomi dhe kreativitet. Ky është rasti i duhur për të shkuar e për të zbuluar Amsterdamin, një qytet vibrues nga energjia.

 

Peshqit: Katania

 

Ju që i përkisni shenjës së Peshqve keni nevojë të gjeni frymëzimin, për ndryshime dhe projekte të reja për t’u vënë në provë. Për të eksploruar horizonte të reja, ju këshillojmë Katanian, një vend i bukur ku ndërthuren shumë kultura. Është vendi ideal për të gjetur frymëzimin.