Çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin:Zoti më solli një fat të...

Çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin:Zoti më solli një fat të mirë

470
0

Disa muaj më parë gjatë një intervistë në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmentin, Ervin Mata, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit.  Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”. “Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja. “Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?” Elvana e mbylli bisedën duke thënë “Ah sa e bukur ishte kjo”, për të mos zbuluar më shumë.