Javën e kaluar, Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha nxitën dyshimet se kanë nisur një romancë jashtë programit “Për’puthen”.
Dyshja shkëmbeu disa mesazhe dashurie në postimet që bënë në Instastory.
Antonela shkruante “Zemra ime duket kaq bukur i veshur me ‘D& G’” në foton që kishte postuar ish-konkurrenti ku shihej i veshur me këmishë të bardhë dhe me pantallona të zeza. Ndërsa Abdyli ia ktheu: “Ti je marijuana ime!”.
Sikur këto të mos mjaftonin, dyshja kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë.
Ata kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend: Milano.
Në videon që publikoi bashkë me ish-konkurrentin, Antonela dëgjohet duke thëën se e ka takuar atë rastësisht në qendër të Milanos.
Por fansat e dyshes janë të bindur se mes tyre ka nisur diçka dhe se ata vendosën që ta kalonin fundjavën bashkë. Arsimi duket se është fokusuar tek Antonela që pas ndarjes nga Ana Lleshi, e cila zgjati vetëm disa javë. Arsyeja e prishjes së marrëdhënies mes tyre ishte ish-konkurrentja, sepse kërkonte gjithë kohën të ishte në qendër të vëmendjes dhe shfaqte shumë xhelozi.