Çfarë po ndodh me rritjen e rrezatimit kozmik mbi Tokë?!

Çfarë po ndodh me rritjen e rrezatimit kozmik mbi Tokë?!

682
0

Një studim që po zhvillohet prej disa vitesh, ka treguar lidhjen midis pakësimit të njollave diellore dhe rritjen e rrezeve kozmike. Analizave e të dhënave të mbledhura me më shumë se 100 hedhje topash meteorologjik, nga viti 2015 deri sot, tregon një rritje progresive të rrezeve kozmike me 13% në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme. Studime analoge të zhvilluara në New England (këto të mësipërmet në Californi) tregojnë një rritje edhe më të madhe me 19%, transmeton Living.al.

 

Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Rritja e rrezeve kozmike që vijnë nga Hapsira, janë të rëndësishme për të gjithë sistemin diellor, jo vetëm Tokën, dhe është një fenonmen që lidhet me ciklin e njollave diellore. Kur rrezet kozmike që përshkojnë Sistemin, rriten, do të thotë se po zvogëlohet fusha magnetike e Diellit dhe për rrjedhojë edhe e erës diellore që shërben si ‘pasqyrë’ kundër grimcave të energjisë së lartë që vjen nga Hapsira. Këto grimca janë në formën e vrimave të zeza, yjeve apo fenomenve të tjera astronomike që manifestohen me shpërndarje energjie shumë të përparuara.