Google, me aplikacion që zbulon sëmundjet me ‘smartphone’

Google, me aplikacion që zbulon sëmundjet me ‘smartphone’

577
0

“Senosis” do të masë nëpërmjet fotokamerës, hemoglobinën, rrahjet e zemrës dhe nivelin e bilirubinës, ndërkohë që mikrofoni do të shërbejë për ekzaminime. Një qendër diagnostikuese në varësi të ‘smartphone’. Kjo që ka për qëllim “Senosis”, aplikacioni i vogël amerikan dhe që është blerja e fundit e google, bashkon aftësinë dhe fuqinë e makinës Learning, duke pretenduar të revolucinarizojë botën e diagnozave mjekësore përmes një serie aplikacionesh në ‘smartphone’. Në rastin e aprovimit nga FDA, një ‘smartphone’ i thjeshtë, zbatuar me aplikacionet e duhura të ‘startup’, mund të zëvendësojë instrumentet që sot janë prerogativët e vetëm strukturave shëndetësore. Aplikacioni funksionon pa hardware të jashtëm: në ndryshim nga aplikacionet e tjera në qarkullim, “Senosis” nuk do të ketë nevojë për ‘hardware’ plotësues: me aplikacionet e duhura të ‘smartphone’, do të shndërrohen në detektorë të vërtetë të parametrave jetësore, të afta për të ndihmuar në diagnozën e tipeve të ndryshme patologjike, në kuadrin simptomatologjik, sidomos në vendet ku qasja në këto instrumente është më e vështirë. Nëpërmjet fotokamerës zbulohen nivelet e bilirubinës në gjak, të cilat prodhojnë verdhëzën, sidomos tek bebet, sasia e hemoglobinës në rastet e anemisë dhe rrahjeve të zemrës. Nëpërmjet mikrofonit të ‘smartphonit’, ‘Senosis’ do të jetë i aftë të zgjidhë problemet e mushëkërive, si fibrozat cistike dhe astmën. Pritet vlerësimi i FDA: pas aplikacionit të vogël amerikan, ndodhet Shwetak Panel dhe katër studiues të tjerë dhe teknikë të Universitetit të Washingtonit, të cilët në 2011, u është dhënë ‘MacArthur Genius Grant’, çmimi për profesionalizmin premtues. Aplikacionet e ‘Senosis’, mes të cilëve ‘SpiroSmart’, ‘Spirocall’, ‘HemaApp’, ‘OsteoApp’, janë në pritje të një vlerësimi nga ana e FDA-së, “Food and Drug Administration”. Në qoftë se do të duheshin të ishin të aprovuara, do të mund të pritej një numër i konsiderueshëm të rejash për aplikacionet e dedikuara shëndetit, përfshirë sistemet operative, në veçanti në Android. Rruga për një telediagnozë të vërtetë me ‘smartphone’ bazuar në inteligjencën artificiale dhe në makinë, “learning” (mundësi e kompjuterit për të mësuar pa qenë veçanërisht të programuar) duket ende e gjatë dhe indiferente.