Çfarë po ndodh me aksioni opozitar, Basha mbledh sot aleatët

Çfarë po ndodh me aksioni opozitar, Basha mbledh sot aleatët

361
0
.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  do të ketë pasditen e sotme një mbledhje me aleatët. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në selinë e PD.

Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar nga OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se në fokus të takimit të do të jetë aksioni opozitar, ku është paralajmëruar fillimi i protestave. Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me Kryetaren e Lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhin, në selinë e  PD-së.