Çfarë ju bën më shumë për të qarë, sipas shenjës tuaj të...

Çfarë ju bën më shumë për të qarë, sipas shenjës tuaj të horoskopit

861
0

Dashi

 

Nuk qan lehtë, por s`e shmang dot kur i vjen si zhgënjim nga dashuria. Përpiqet të tregojë krenari dhe të mos i tregojë plagët, por sapo gjendet vetëm, shpërthen në lot.

 

Demi

 

Edhe Demi qan kur nuk e shikojnë. Qan kur i vjen papritur një ndryshim në jetën e tij. Qan kur nuk mund ta evitojë dhe as kontrollojë.

 

Binjakët

 

Qan kur ndihet i braktisur, vetëm. Është i shoqërueshëm dhe i komunikueshëm, por pikëllohet kur gjendet vetëm dhe kaplohet nga melankolia.

 

Gaforrja

 

Është më emocionali i zodiakut. Është në kërkim të gjetjes së mënyrës për t`i dhënë vetes forcë. Qan edhe për një kritikë ose koment negativ.

 

Luani

 

Një ndarje, një lamtumirë, një grindje degjeneruese e bën të qajë edhe mbretin e pyllit/

 

Virgjëresha

 

Qan kur ndihet e paaftë. Kur gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së saj dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

 

Peshorja

 

Qan kur ndihet e keqkuptuar. Kur ndjehet e viktimizuar nga një padrejtësi ose gjykim i pamerituar. Përpiqet t`i kontrollojë lotët dhe trishtimin, por jo gjithmonë e arrin me sukses.

 

Akrepi

 

Akrepi zakonisht qan nga zemërimi, ose nga kujtimet e të kaluarës.

 

Shigjetari

 

Qan kur ndihet i nevrikosur dhe kur nuk arrin dot qëllimet e tij. Qan edhe kur ndihet i mbingarkuar.

 

Bricjapi

 

Qan kur nuk menaxhon dot presionin dhe ngarkesën.

 

Ujori

 

Qan kur i thyhet besimi.

 

Peshqit

 

Qajnë shpesh, por ajo që i dhemb më shumë është tradhtia, mosbesimi dhe debati me njerëzit që duan.