Çfarë “fshihet” pas këtyre këpucëve të nusërisë që i janë dhuruar Arbanës?

Çfarë “fshihet” pas këtyre këpucëve të nusërisë që i janë dhuruar Arbanës?

487
0

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të përfolura të momentit, si për jetën private ashtu dhe atë profesionale.

Siç mund të keni lexuar në median rozë, së fundmi ajo është përfolur për një lidhje dashurie me regjizorin e programit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, por asnjëri prej tyre nuk ka mohuar apo konfirmuar gjë deri më tani duke i lënë fjalët që qarkullojnë në statusin e thashethemeve.

Para pak minutash moderatorja postoi në instastory tre foto në të cilat shihen një palë këpucë nusërie të bëra dhuratë nga Marcela Lati.

Kjo dhuratë erdhi së bashku me një dedikim, i cili me shumë mundësi i ka bërë ndjekësit të mendojnë se: “Mos shumë shpejt do ta shohim Arbanën nuse”’.

“Uroj që dhe nuset e tjera të kenë sigurinë e Arbanës që njoh unë, në hapat drejt jetës që i pret”.

Sikur mos të mjaftonte ky dedikim, mbishkrimi që Arbana zgjodhi për të shoqëruar njërën nga fotot na bën dhe më konfuzë.

“Mezi pres ti vesh këto këpucë të bukura”

Na mbetet të presim nëse këto këpucë thjesht do të shtohen në garderobën e Arbanës apo do të marrin një vlerë më të veçantë nëse mendimet e ndjekësve të saj do të dalin të vërteta. Sidoqoftë, diçka është e sigurtë që Arbanës i kanë pëlqyer dhe me shumë mundësi do të zgjedhi momentin e duhur për ti veshur.