Certifikata e vdekjes mbërrin te Krimet e Rënda, pushohet çështja ndaj Admir...

Certifikata e vdekjes mbërrin te Krimet e Rënda, pushohet çështja ndaj Admir Muratajt

464
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Muratajt për grabitjet pasi nga Bashkia Tropojë është dërguar certifikata e vdekjes.Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para të bankave, grabitje të cilat kanë ndodhur nga 2015 deri në 2017. Ky vendim është marrë, pasi Bashkia e Tropojës ka dërguar në gjykatë certifikatën e vdekjes së Muratajt. Menjëherë është marrë vendimi që të pushohet çështja ndaj Muratajt. Admir Murataj mbeti i vrarë në grabitjen e 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Grabitja në 9 prill në Rinas Admir Murataj është cilësuar si ‘truri’ i grabitjes dhe  mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro. Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë.

Ndërkohë nga policia për këtë grabitje janë arrestuar: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.