Ç’do të thotë kjo kafe mes Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit?

Ç’do të thotë kjo kafe mes Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit?

531
0

Dje deputetja e PD-së Rudina Hajdari u bë kryetare e grupit parlamentar të PD-së në Kuvend. Ndërsa ai që e uroi menjëherë ishte ish-deputeti demokrat Astrit Patozi.

Ora Neës sot ka publikuar një foto ku duken qartë Rudina Hajdari dhe Patozi duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e kryeqytetit.

Të jetë vallë thjesht një kafe mes miqsh? Apo të ketë diçka nga pas.

Më herët u përfol edhe se Rudina Hajdari ishte duke krijuar një parti të re. Ajo vete sikur e paralajmëroi përmes një fjalimi në Kuvend kur tha: “Do hedh hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Vendime që i përkasin të ardhmes së Shqipërisë. Do vij me propozime të qarta për ta kthyer vendin në normalitet. Unë ndenja në parlament se dua të sjell një model të ri në politik, që do t’i japë fund njëherë e mirë tranzicionit në Shqipëri”.

A mos kjo parti e re e Rudinës do të përfhirë ata që u përjashtuan nga PD në zgjedhjet vendore të 2017-ës?

Dje Astrit Patozi shkruante në Facebook për Hajdarin një status të titulluar: “Me krahë të lehtë”.

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.