
Dy ditë pas protestës dhe një ditë pas konferencës për mediat të kryeministrit Rama ku i kërkonte se kur do të flisnin, Basha njofton një axhendë të ngjeshur sot.
Kreu i PD do të zhvillojë sot një sërë takimesh për të vendosur edhe si do të vijojë aksioni opozitar.
Në 10:30 ai do të takohet me aleatët e tij. Ndërsa në 11:30 do zhvillohet në selinë blu mbledhja e Kolegjit te Kryetareve.
Në 13:00, kreu i PD, Lulzim Basha ka parashikuar një takim me krerët lokalë të partisë më të madhe opozitare në vend.
Takimet e Bashës parashikohen të përmbyllen në një mbledhje të përbashkët me kryesinë e PD dhe grupit parlamentar në orën 17:00.
Kryeministri Rama dje tha se i mirëpret ndërkombëtarët, por se nuk do të negociojë me opozitën. Ndërsa Basha tha se i mirëpret ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës.