Deputeti i opozitës së re parlamentare Kostaq Papa njoftoi sot ne Kuvendin e Shqiperise se do te largohet nga grupi demokrat. Ne fjalen e tij ne Kuvend, ai ka thene se ka kerkuar dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, deputetes se PS-se, Vasilika Hysi, të cilën e akuzoi për censurim të fjalës së tij, të paktën në 3 raste. Nderkohe qe akuzoi për pseudodemokraci grupimin demokrat dhe tha se për përfitime personale duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit me fasadë. “E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje”, deklaroi Papa.
Ne pergjigje te tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, theksoi se “Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa per ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni”.
Kostaq Papa hyri në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar. Ai do te kujtohet gjate per fjalimin e mbajtur ne foltore, teksa ne tentative te shprehjes se respektit per grate, kujtoi rinine e tij kur kishte kacurrela dhe femrat i qeraste me uiski.